Skip to content

I FUNDIT- Haga jep vendimin e rende me burg per Hashim Thaçin! Ekziston rreziku i…

Gjykata Speciale në Hagë vendosi që Hashim Thaçi të vijojë të mbetet në paraburgim, e këtë lëvizje të saj e justifikoi me pretendimin se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit.

Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41 – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – ekzistojnë ende dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi.

LEXO EDHE:  'Nuk ishte burri ne spital', Igballe Huduti tregon te verteten pse nuk mundi te futet ne BBVK4 (VIDEO)

Zyra e Prokurorit të Specializuar insistoi se asnjë kusht lirimi nuk i shmang në mënyrë të sigurte këto rreziqe.

“ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”, thuhet në njoftimin e saj.

Mbrojtja nga ana tjetër kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në çështjen kryesore të vitit 2020.

Gjykatësi në fund theksoi se nuk janë paraqitur ndryshime të mjaftueshme që do të justifikonin lirimin e ish-presidentit në këtë fazë. Ndërkohë, Gjykata caktoi edhe afatet e reja procedural sipas të të cilave, Thaçi, në tërësi mund të reagojë e shumta deri në 27 janar 2026.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë ne qytetin shqiptar, makina me kater persona bie nga lartesi shume e madhe

Ish presidenti i Kosovës përballet me dy procese të ndara në Hagë, një për krime lufte, që ka nisur që nga viti 2020, dhe një tjetër për pengim drejtësie.

Published inNews