Skip to content

Shteti gjerman u bën namin shqiptarëve, mesojeni c’po ndodh

Autoritetet gjermane kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 9,277 raste.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, publikuara pas një pyetjeje parlamentare, urdhrat e dëbimit gjatë vitit 2025 kanë prekur më shumë shtetas nga Gjeorgjia, Shqipëria dhe Turqia.

Statistikat tregojnë se:

671 raste kanë qenë shtetas nga Gjeorgjia

661 raste shtetas shqiptarë

618 raste shtetas turq

Edhe në vitin 2024, këto vende kryesonin listën e urdhrave të dëbimit, ndërsa shtetasit shqiptarë kishin numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra të regjistruar.

LEXO EDHE:  E la Edin sapo mbërriti në Itali – Ja reagimi befasues i Dolces!

Në përgjigjen zyrtare nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me arsyet individuale apo kategoritë specifike që kanë çuar në anulimin e lejeve të qëndrimit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Gjermania po vijon politikat e rishikimit të lejeve të qëndrimit dhe të emigracionit, ndërsa shifrat tregojnë një fokus të shtuar në kontrollin e dokumentacionit dhe statusit ligjor të shtetasve të huaj.

Published inLAJME