Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në qytetin e Durrës ku një automjet me shpejtësi skëterrë ka marrë përpara tre fëmijë të mitur.
Burime për mediat bëjnë me dije se për fat të keq dy fëmijët e aksidentuar kanë humbur jetën, ndërkohë një miku i tyre 8-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar, ndërkohë që nuk dihen ende më tepër detaje lidhur me këtë tragjedi.
Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit!
