Skip to content

U nda nga jeta pasi konsumoi fotoksinë, del detaji me i fundit per vd*kjen e Xhuana Nikollajt, familjaret…

Dy muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur në qendër të qytetit për të kërkuar drejtësi dhe për të ndezur qirinj. E reja i dha fund jetës si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj Eraldo Fizi i cili është ende në kërkim nga policia.

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, të pranishmit kanë kërkuar sërish që e vërteta të zbardhet dhe përgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë.

Dy muaj që familjarët e Xhuana Nikollajt jetojnë me dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre, dy muaj që presin drejtësi. Ata shprehen se kanë shumë dyshime për rrethanat e ngjarjes ndaj kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të bëhet drejtësi dhe transparencë pa vonesa.

LEXO EDHE:  Pasi “vjehrri” e pranoi si nuse të shtëpisë, Elijona ia hap zemrën Toneyt, ia thotë fjalët që i prisnit të gjithë

“Drejtësia duhet të vendoset në vend sa më parë, që autori të kapet. Institucionet të bëjnë punën. Të mos e zvarrisin dhe çdo veprim të bëhet në transparencë dhe të dalë e vërteta. Kemi shumë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje. Përse nuk është kapur akoma autori. Të vazhdojnë kërkimet e të mos ndalen që ai të kapet sa më shpejt” – thotë Marja Nikollaj.

Motra e Xhuanës u shpreh se kjo drejtësi është edhe sensibilizim për të gjitha femrat e tjera që të mos kenë fatin e Xhuanës.

LEXO EDHE:  U dhunua egersisht ne mes te Shkodres, vjen reagimi ‘bombe’ i drejtorit te AKU (Reagimi)

“Jemi mbledhur sot këtu, me një dhimbje shumë të madhe. U bënë dy muaj nga ikja e Xhuanës dhe akoma nuk është vendosur drejtësi. U bëjmë një lutje të gjithë institucioneve përkatëse, ta zbulojmë të vërtetën e të kapet autori. Kjo drejtësi është sensibilizim për të gjitha femrat që mos të dëgjoj nesër pasnesër të kenë fatin e Xhuanës” – tha Silvana Nikollaj, e motra e Xhuanës.

Published inLAJME