Skip to content

Ish ministri i famshem grek ben deklaraten e bujshme per Shqiperine qe po cmend greket: Pa shqiptaret, sot do ishim…

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë në zhvillimin e Greqisë gjatë dekadave të fundit.

Në një deklaratë të tij, Varoufakis u shpreh se shqiptarët që emigruan në Greqi në vitet ’90 ndihmuan në ndërtimin dhe forcimin e ekonomisë greke.

“Shqiptarët e viteve 1990 ndërtuan një Greqi më të mirë”, deklaroi ai.
Varoufakis vlerësoi gjithashtu brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë, duke thënë se sot fëmijët e tyre janë ndër nxënësit më të mirë në shkolla dhe universitete.

LEXO EDHE:  “E kanë rrahur në Astir, ja pse”/ G-Bani trazon rrjetin me deklaratën për Gjestin

“Pa ta, sot nuk do t’i kishim fakultetet”, u shpreh ish-ministri grek.
Deklarata e tij ka marrë vëmendje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar në Greqi. Marre nga Vatani News!

Published inLAJME