Skip to content

Ngjarje e rende, perfshihet biznesmeni i njohur shqiptar

Është dhunuar keq në paraburgimin e Vlorës, Eduard Alikaj, pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, i cili mbahet në burg si pasojë e vjedhjeve të disa makinerive me vlerë të konsiderueshme në shtetin Italian.

Konflikti i dhunshëm që përfundoi me dëmtime të rënda për Eduard Alikaj, është rregjistruar rreth orës 15:35 të mesditës së sotme në katin e dytë të paraburgimit të Vlorës.

Sipas burimeve, në katin e dytë të “Godinës A”, ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, janë futur në dhomën Nr. 11 ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, të cilin kanë filluar ta godasin fizikisht.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Stenaldos, ja detajet e bujshme

Në këtë konflikt ka marë pjesë dhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge. Dyshohet se Basha, ka qënë iniciatori i këtij konflikti të rëndë.

Për shkak të situatës së krijuar, sektori i paraburgimit është kaluar menjëherë në rregjim burgu dhe janë marrë masat për rivendosjen e rendit dhe sigurisë.

Protagonistët e këtij konflikti mësohet se janë transferuar në burgun e Reçit, në paraburgimin 302 në Tiranë, në Burrel dhe një tjetër në burgun e Drenovës në Korçë.

Ndërsa personi i dëmtuar rëndë si pasojë e goditjeve, është transportuar në spitalin e Burgut në Tiranë, për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  E rëndë! Theret për VDEKJE nga dy të rinj 18-vjeçari, po festonte për…

Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në prokurorinë e Vlorës.

Published inLAJME