Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, humb jeten 20-vjecari, dalin detajet e forta (FOTOT)

Fotoja që shihni është e 20-vjeçarit Orest Mahmutaj, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve doli nga rruga dhe u përmbys, ndërsa automjeti tjetër tip “Audi” pësoi dëmtime të konsiderueshme materiale.

Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre shtetas nga Fieri, Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Lajm i madh per banesat! Do preke 2000 familje ne Shqiperi, ja cfare do ndodhe

Viktima, Orest Mahmutaj ishte nga Lazarati dhe po udhëtonte në automjet së bashku me vëllain e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë ta ngjarjes.

Published inLAJME