Skip to content

U zhduk pas protestës në Bulevard, vjen lajmi trondites per fatin e te riut, dalin detajet e frikshme cfare ndodhi sot

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një masë arresti këtë të martë ndaj Enea Zyferit, i cili më pas është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka gisht në rrëmbimin e 35-vjeçarit Eglant Koçi.

Ky i fundit rezulton i zhdukur që nga mesdita e 4 qershorit, pikerisht ne nje moment kur protesta e madhe ne Bulevard ishte drejt mbylljes dhe u pa për herë të fundit pranë zonës së sheshit Wilson në Tiranë. Ishin familjarët e tij që fillimisht kërkuan ndihmën e policisë, pasi Koçi nuk iu përgjigj thirrjeve në telefon prej disa orësh.

Poliacia bën me dije se i riu Koçi është rrëmbyer nga 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se Shakaj e ka mbajtur në një ambient Koçin, në të cilin policia ka ushtruar kontrolle, por nuk është gjetur i riu.

LEXO EDHE:  Sërish sulme ndaj Iranit? Rusia ben paralajmerimin e frikshem per SHBA-në dhe Izraelin

Raportohet se Shakaj e ka transportuar të riun me makinën e tij nga vendi ku e ka rrëmbyer. Mjeti po ashtu është sekuestruar.

Gjithashtu sipas mediave, Eglant Koçi ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash. Po ashtu, vijojnë hetimet për gjetjen e 35-vjeçarit, ndërsa ende nuk dihet fati i tij,

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

LEXO EDHE:  Një prej të miturve nuk ka kush ti marrë trupin??? Ja çfarë po i ndodh prindërve të tij

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

LEXO EDHE:  Del foto e personit te dyshuar per krimin e r*nde

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit.

Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve.

Published inLAJME