Skip to content

E rëndë në vend, 15-vjeçari humb jetën në pishinë

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në pishinën private “Glow”.

Viktima është identifikuar si Arbër Peçi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e pishinës, e cila rezulton të jetë në pronësi të Ermal Kokos, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë.

Burime paraprake bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes në pishinë nuk kishte roje, ndërsa një nga dyshimet e para është se i mituri mund të jetë ndikuar nga temperatura e ulët e ujit. Megjithatë, shkaqet dhe rrethanat e plota të vdekjes mbeten ende të paqarta.

LEXO EDHE:  Fatkeqësia në familje që vulosi gjithçka! Motra e Kejsit zbulon arsyen e ndarjes me Inën që nuk e prisnim

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të përcaktuar me saktësi shkakun e humbjes së jetës së 15-vjeçarit.

Published inLAJME