Skip to content

Bankat marrin vendim të keq për gjithë ata që kanë llogari bankare

Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët i kryejnë brenda degëve bankare. Në shumicën e bankave, tarifa për një pagesë në sportel, ose brenda bankës, tashmë është 5 euro, nga 2.50 euro sa ka qenë vitin e kaluar.

Kjo tarifë po i prek më së shumti personat e moshuar dhe qytetarët që nuk dinë ose nuk kanë mundësi t’i përdorin shërbimet bankare online. Për ta, sporteli mbetet ende e vetmja mënyrë për të kryer pagesa të faturave, obligimeve apo shërbimeve të tjera.

LEXO EDHE:  Protesta gjigande per Zvernecin! Kete nuk e priste askush, pak minuta me pare Edi Rama ben reagimin URGJENT

Në anën tjetër, pagesat përmes aplikacioneve bankare apo platformave online janë shumë më të lira, në disa raste me tarifa simbolike ose pa pagesë.

Por M.GJ, pensionist nga Prishtina, thotë se e ka të pamundur t’i përdorë këto aplikacione. Për të dhe shumë qytetarë në Kosovë, pagesat fizikisht në sportele të bankave, mbetet ende mënyra e vetme që e kanë.

M.Gj., ka ofruar dëshmi sesi banka në të cilën është klient, ia kishte ndalur si provizion 5 euro, për një pagesë në vlerë më të ulët se 1 mijë euro.

LEXO EDHE:  I FUNDIT - Zarf? Merret vendimi drastik per Mozen ne Ferma VIP (Video)

“Kjo është e tmerrshme. Unë jam pensionist. 5 euro tarifa për një pagesë”, ka thënë ai.

Published inLAJME