Skip to content

Tronditet vendi: Shpërthen bomba në shtëpinë e avokatit të njohur

Prizreni është zgjuar nën jehonën e një shpërthimi që ka tronditur një nga lagjet e qytetit.

Burimet ekskluzive të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas mesnatës, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të shtëpisë së avokatit prizrenas, Betim Kadolli, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar veturat e parkuara në oborr dhe një pjesë të objektit banesor, ndërsa familjarët janë përballur me momente tmerri në mes të natës.

LEXO EDHE:  Gòdîtje e fòrtë në Tîranè, bllòkòhen mbi 3 mîjë pájîsje elèktrònike të dyshùara si fálse

Për fat, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, megjithëse pasojat mund të kishin qenë shumë më tragjike.

Menjëherë pas rastit, njësitë policore dhe ekipet e specializuara kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur ekzaminimet dhe grumbullimin e provave për të zbuluar autorët dhe motivet e këtij sulmi të rëndë.

A ishte ky një akt intimidimi? Një mesazh i drejtpërdrejtë? Apo qëndrojnë motive të tjera pas sulmit ndaj avokatit prizrenas? Këto janë pyetjet që tashmë presin përgjigje nga organet e hetuesisë.

LEXO EDHE:  Acarohet Brace, i bashkohet Spiropalit, e pabesueshme se cfare deklaron per Ramen

 

Published inLAJME