Skip to content

Ndahet nga jeta aktori shume i dashur per shqiptaret!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori dhe regjisrori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Ai mësohet se ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Lala do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve për kontributin e thellë në skenën dhe ekranin shqiptar, ku la pas një karrierë të vlerësuar. Roli i tij më i përmendur është ai i Mihal Grmanos në filmin “Liri a Vdekje”. Vitet e fundit i kaloi në Itali ku edhe u angazhua me filma të ndryshëm.

LEXO EDHE:  “Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh pritet ti "shembet bota", ja çfarë po ndodh që askush se di

Ndër filmat e tij më të njohur numërohen: “Tokë e Përgjakut”, “Nusja dhe shtetrrethimi” “Gjurmë në kaltërsi”, “Shtëpia jonë e përbashkët”. Mendohet se artisti do të prehet në qytetin e tij të lindjes në Lushnje.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.

 

Published inLAJME