Skip to content

Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi dje pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit? Deri tani dihet se 16 persona …

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Konkretisht janë proceduar shtetasit: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç dhe janë shpallur në kërkim E. Q dhe M. C.

LEXO EDHE:  Burrave u fusni femra, grave u hiqni …”/ Elena Kocaqi pas kontrolleve në burgun e grave

“Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.

Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit”, bëri me dije policia.

LEXO EDHE:  E Martë e zezë në vend! Ngjarje tronditëse ne Vlore, humb jetën 34 vjecari, dalin detajet e renda (FOTO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Published inLAJME