Skip to content

E Rende, eksperti ‘plas’ bomben per ngjarjen fatale ne Tirane: Ja cfare mund t’i kete bere Eglant Kocit para se ta vrisnin

Pas javësh zhdukjeje, një trup i pajetë, që dyshohet se i përket Eglant Koçit është gjetur në periferi të Tiranës, në zonën e fshatit Ibë. Zbulimi u bë pasi banorët vunë re një numër të madh korbash që qarkullonin mbi një zonë të caktuar dhe njoftuan autoritetet.

Prokuroria ka bërë me dije se familja e viktimës është njoftuar, ndërsa hetimet kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se nga të dhënat e deritanishme dyshohet që viktima fillimisht është mbajtur në një ambient zyre, ku mund të jetë lidhur dhe torturuar për të dhënë informacione apo kode të mundshme rreth “Bitcoin”.

LEXO EDHE:  ‘Ma ndiente zemra qe…’ Hap v*rrin e djalit pas 42 vitesh

Sipas tij, të dhënat tregojnë se trupi i viktimës mendohet të jetë mbështjellë me natriban dhe më pas është tërhequr dhe është hedhur në greminë, në vendin ku u gjet.

Karamuço shpjegoi se lokalizimi i trupit u bë i mundur falë vëzhgimeve të banorëve dhe policisë, të cilët konstatuan praninë e disa sorrave në zonë. Sipas ekspertit, këto shpendë kanë aftësinë të nuhasin trupat në dekompozim, proces i përshpejtuar edhe nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.

“Është dyshuar se është vrarë në një ambient zyre, pastaj nga këqyrja e ekspertëve kriminalistë është parë dhe është rindërtuar vend i ngjarjes, nëpërmjet provave që janë gjetur. Është thirrur fillimisht, është lidhur, është torturuar për marrjen e informacioneve, të ndonjë kodi të mundshëm dhe pastaj është qëlluar në kokë nga një distancë shumë e afërt, sepse ka pasur shenja baruti, kemi njolla gjaku, që tregojnë se personi është mbështjellë me natriban dhe është tërhequr.

LEXO EDHE:  Në mes të protestave! Edi Rama jep lajmin e hidhur, ndahet nga jeta miku i tij

Natën e djeshme, nëpërmjet banorëve, por edhe policia, që kanë vërejtur disa sorra, të cilat kanë aftësinë të nuhasin një trup viktime, që ka nisur fazën e dekompozimit, sidomos edhe nga këto temperaturat e larta.

Për shkak se zona ishte në një rrëpirë, është kërkuar ndërhyrja me dron dhe është vërejtur një kufomë, dhe dyshohet trupi i viktimës, por sërish kërkohen analiza. Kemi një person tjetër, cili rezulton të jetë i paraburgosur, ndërsa autori është në kërkim. Ka dhënë deponime, por mund të kemi dhe një rezultate edhe për personin e dytë”, tha ai.

LEXO EDHE:  E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Për shkak të terrenit të vështirë dhe rrëpirës ku ndodhej trupi, Karamuço u shpreh se është kërkuar ndërhyrja me dron. Gjatë kontrollit nga ajri u konstatua një kufomë, e cila dyshohet të jetë e Eglant Koçit, ndërsa priten analizat përfundimtare për konfirmimin zyrtar.

Në lidhje me ngjarjen, një person rezulton i paraburgosur, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim. Sipas Karamuços, i ndaluari ka dhënë deklarime para hetuesve dhe nuk përjashtohet mundësia e zhvillimeve të reja në hetim edhe për persona të tjerë të përfshirë.

 

Published inLAJME