Skip to content

Tragjedi e rende! Mbyten te det dy femije (Ja si i kishin emrat)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tale të Lezhës, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Të miturat, të cilat janë të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë identifikuar si Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, nga Fushë-Kruja. Ato dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar, dhe të pashoqëruara nga askush. Trupat e tyre të pajetë janë nxjerrë nga deti me ndihmën e pushuesve dhe policisë dhe janë transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

LEXO EDHE:  E BUJSHME - CIA hedh poshte deklarimet e Trump dhe alarmon SHBA: Irani mund te na...

Mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”

LEXO EDHE:  Vd*q pak dite pasi u hodh nga pallati, zbardhet shenimi trondites (Cfare shkruhet...)

 

Published inLAJME