Skip to content

Tronditet vendi/ 25-vjeçari vret me thikë personin e afërt! (Emrat)

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një konflikti me fqinjn e tij 25-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”.

Sipas njoftimit të bluve 25-vjeçari, Meklan Meçeka qëlluar me thikë Rrapush Memollën, që nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra.

Sipas njoftimit të bluve 25-vjeçari, Meklan Meçeka qëlluar me thikë Rrapush Memollën, që nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra.

Nga ana tjetër edhe i riu, që është vendosur në pranga raportohet se ka marrë lëndime të lehta.

LEXO EDHE:  Misteri i 30 prillit 2022 dhe skenari në hije i Shkëlzenit me 4 vasalët e tij deputetë, Evi Kokalari zbërthen kodet…

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të plota.

Njoftimi i policisë:

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.

LEXO EDHE:  Protestat po bejne te veten, Ish-ministri socialist kerkon me URGJENCE doreheqjen e Edi Rames

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Published inLAJME