Skip to content

“Shuhen” në moshë të re dy motrat shqiptare (EMRAT-FOTO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Kosovë dhe më gjerë, pasi dy motra të reja humbën jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Gjermani.

Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeç, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeç, të cilat ndodheshin në automjetin e tyre tip “Smart” në momentin kur u përfshinë në një aksident zinxhir me disa automjete.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ndodhi në një autostradë pranë zonës së pushimit Renchtal. Autoritetet lokale bëjnë me dije se fillimisht është regjistruar një aksident mes dy automjeteve, të cilat u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi mjetet dhe ato mbetën të bllokuara në rrugë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha i nxjerr të gjitha! Cfarë e lidh Ervis Martinajn me Ergys Agasin në...

Si pasojë e pengesave të krijuara nga aksidenti i parë, drejtuesit e automjeteve që po lëviznin pas tyre janë detyruar të frenojnë papritur. Kjo ka sjellë një aksident të dytë pranë nyjës së Appenweierit, ku u përfshinë pesë automjete.

Autoritetet gjermane raportojnë se katër nga automjetet e përfshira në përplasjen e dytë nuk patën viktima, por automjeti tip “Smart” me të cilin udhëtonin dy motrat shqiptare u godit rëndë. Për shkak të plagëve të marra, Erza dhe Aulona humbën jetën në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Ministri i Brendshëm në gjendje kritike, mjekët: Po luftojmë për jetën e tij

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet që çuan në tragjedinë e rëndë.

Lajmi për humbjen e dy motrave ka sjellë dhimbje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, ku familjarë, miq dhe bashkëkombës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të rëndë. Vdekja e Erza dhe Aulona Zubakut ka prekur thellë komunitetin shqiptar, duke lënë pas një histori të dhimbshme që i mori jetën dy vajzave në kulmin e rinisë së tyre.

Published inLAJME