Skip to content

Sulmohet gjatë protestës gazetari i njohur

Gazetari i Neës24, Osman Stafa, ka treguar detaje nga ngjarja e mbrëmshme që ndodhi sot në protestë, ku siç deklaron ai, u sulmua nga dy persona.

Sipas tij, duket se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe e qëllimshme nga dy personat në fjalë, ndërsa ka treguar se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

“Nuk dua të bëhem lajm vet, por dua të raportoj dhe bëj lajme. Nuk do të doja që të isha në këtë situatë, por ky është realiteti. Ne ishim te Kryeministria. Nisi marshimi i protestuesve dhe ne bashkë me kolegët kemi qëndruar. Teksa turma ishte nga Bashkia drejt Ushtarit të Panjohur, ne tentuam që t’u dilnim para turmës. Aty takohemi me dy gazetarë të huaj.

LEXO EDHE:  E fundit! Qeveria merr vendimin, rriten papritur shumë më tepër se pritej pensioni

Te 15 Katëshi dy persona më sulen mua; lëpirës, zagar, më sulmuan drejtpërdrejtë. I kam thënë; jam shërbëtor i vendit tim dhe si lëpihem njeriu. Unë nuk kam prekur asnjë prej tyre. Unë nuk mund t’u them dy personave, t’u kërkojë llogari që; pse nuk jeni në protestë.

Unë mendoj se ngjarja është e qëllimshme. Personat e kishin me atë që unë bëj, më identifikuan si gazetar. Zonja më preku fizikisht, se nuk bëja dot asnjë kundërpërgjigje, por shkova dhe bëra kallëzim. Unë kam shkuar dhe herë të tjera për kallëzim në SPAK dhe prokurori për ata që i kanë bërë keq Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë konfrontim, më shoqëroi policia që të bëja kallëzim në komisariatin nr.3. Do vijoj të bëjë detyrën time. Nuk intimidohem dhe nuk ma mbyll dot njeri gojën”, tha gazetari Osman Stafa.

LEXO EDHE:  Aksident t ragjik, përplasen dy makina, humbin jetën dy gra

 

Published inLAJME