Skip to content

VIDEO/ Shpat Kasapi “publikon” këngë

Kënga e fundit e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, me titull “Nana”, është publikuar zyrtarisht në platformën YouTube, duke rikthyer emocionet dhe kujtimin e një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare. Projekti ishte lënë i papublikuar nga artisti para ndarjes së tij nga jeta dhe është sjellë para publikut nga bashkëshortja e tij, Selvija Kasapi, si pjesë e premtimit për të ruajtur gjallë trashëgiminë e tij artistike.

“Nana” është një këngë prekëse që flet për mallin e një djali emigrant për nënën dhe vendlindjen. Pas humbjes së parakohshme të Shpat Kasapit, vargjet marrin një kuptim edhe më të thellë dhe kanë emocionuar mijëra adhurues të artistit.

LEXO EDHE:  I fundit! Qeveria merr vendimin urgjent!

Videoklipi shoqërues është realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, ku Shpat Kasapi shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, një skenë simbolike që ka prekur publikun dhe ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kënga mban firmat e:

  • Producent: GMAJ7
  • Muzika: Genti Myftaraj
  • Teksti: Sebastjana Brecani
  • Videoklipi: Selvije Kasapi

Familjarët kanë bërë të ditur se “Nana” është vetëm një nga projektet që Shpat Kasapi kishte lënë të papublikuara dhe që do të publikohen gradualisht, në mënyrë që zëri dhe krijimtaria e tij të vazhdojnë të jetojnë mes publikut.

Published inLAJME