Një histori rrëqethëse ka dalë nga rrënojat e tërmetit shkatërrues që goditi Venezuelën.
Bashkëshortja e futbollistit venezuelian Héctor Bello humbi jetën pasi sakrifikoi veten për të shpëtuar vajzën e tyre vetëm njëvjeçare.
Sipas raportimeve të mediave lokale, në momentin kur ndërtesa ku jetonte familja u shemb nga lëkundjet sizmike, Andrea Bello mbuloi instinktivisht me trup vajzën e saj për ta mbrojtur nga rrënojat.
Falë këtij veprimi heroik, vogëlushja u nxor e gjallë dhe pa lëndime serioze, ndërsa Andrea mbeti e bllokuar nën mbeturina dhe u gjet pa shenja jete nga ekipet e shpëtimit.
Ngjarja ka prekur opinionin publik dhe botën e sportit. Héctor Bello, mbrojtës i Deportivo Marítimo de La Guaira, ndau dhimbjen e tij në rrjetet sociale me një mesazh prekës.
“Na le vetëm në këtë betejë, mami. Më le vetëm me vajzën tonë”, shkroi ai krahas një fotografie familjare.

Më vonë, futbollisti publikoi edhe një tjetër mesazh që preku mijëra njerëz:
“Si do t’ia shpjegoj vajzës sonë se ti vdiqe për ta shpëtuar? Si do t’i them se unë nuk isha aty dhe nuk munda të bëja asgjë? Më jep forcë, sepse nuk po ia dal më.”

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa autoritetet po përditësojnë vazhdimisht bilancin e viktimave dhe të të plagosurve.
