Dy efektivë të paraburgimit “313” në Tiranë kanë humbur jetën brenda pak orësh nga njëri-tjetri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili rreth orës 21:00 të mbrëmjes ka pësuar një atak kardiak teksa po zhvillonte instruktazhin në oborrin e paraburgimit. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas ngjarjes, në institucion është thirrur një ekip për këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe hetimin e rrethanave.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit, edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit, ka pësuar gjithashtu një atak kardiak. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Rrethanat e plota të dy ngjarjeve pritet të sqarohen nga hetimet, ndërsa deri më tani dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake.
