Skip to content

Djali i Enea Mekollit feston sot 1-vjetorin, detajet se cfare u ndodhi familjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli, pas aktit të tij sublim në krye të detyrës.

Djali i Dëshmorit të Atdheut tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli.

Skënder Hita: E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jemi gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur në çdo nevojë dhe në çdo moment. Djali i Eneas mbushi një vjeç. Është një ditëlindje e mbushur me dhimbje për mungesën e babait, por edhe me krenari për trashëgiminë që ai i ka lënë. Djali i Dëshmorit tonë tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” dhe deri në përfundimin e arsimit të lartë, do të përfitojë pagën e plotë të Eneas, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që parashikon ligji. I urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe mbarësi këtij engjëlli. Urojmë që të rritet me krenarinë se babai i tij dha jetën në shërbim të atdheut dhe të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Sipas meritës dhe show, si do t’i rendiste Selin Bollati fituesit e çdo edicioni të “Big Brother VIP”

Drejtori i Përgjithshëm i dorëzoi familjes dokumentacionin që njeh djalin e Dëshmorit me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, medaljen e mirënjohjes të akorduar Inspektorit Enea Mekolli për aktin sublim në krye të detyrës, si dhe çekun simbolik me vlerën 7 milionë lekë të rinj (shumë e transferuar në llogarinë bankare), kontribut i punonjësve të Policisë së Shtetit në shenjë solidariteti për familjen e Dëshmorit.

Skënder Hita: Ky është një kontribut i mbledhur me zemër nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën sublime të Eneas, si dhe mbështetje për familjen e Dëshmorit të Atdheut. Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të kujdesemi për familjen e tij dhe këtë detyrim do ta përmbushim me përgjegjësi dhe përkushtim. Ju humbët djalin tuaj, ne humbëm një koleg, një mik dhe një punonjës policie shembullor. Por emri dhe sakrifica e Eneas nuk do të harrohen kurrë. Ne do të qëndrojmë pranë jush, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona, në historinë e Policisë së Shtetit dhe në nderimin e gjithë shqiptarëve.”

LEXO EDHE:  E fundit, deputetja e PS largohet nga socialistet

Familjarët e Dëshmorit, mes dhimbjes dhe krenarisë, falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, për mbështetjen e vazhdueshme që nga dita kur Enea ra Dëshmor i Atdheut në krye të detyrës.

Ata shprehën mirënjohjen edhe për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për solidaritetin dhe kontributin e dhënë në mbështetje të familjes së tyre.

Published inLAJME