Skip to content

E futën në operim dhe i thanë doli mirë! 35 vjeçarja shqiptare humb jetën 10 minuta pas lindjes, dalin detajet e rënda

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Një 35-vjeçare shqiptare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viosana Mane ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Livadias për një lindje të planifikuar me prerje cezariane. Sipas të afërmve, shtatzënia kishte kaluar pa komplikacione dhe nuk kishte pasur asnjë shqetësim gjatë nëntë muajve.

Operacioni përfundoi me sukses dhe 35-vjeçarja solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Megjithatë, gëzimi i familjes zgjati vetëm pak orë. Pas lindjes, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi si pasojë e një hemorragjie të rëndë pas lindjes.

LEXO EDHE:  Pak minuta nga nisja e protestes, vjen reagimi urgjent nga Amerika: Mesazhi qe po terheq vemendjen

Mjekët e Spitalit të Livadias ndërhynë menjëherë për të ndalur gjakderdhjen dhe për ta stabilizuar, por për shkak të gjendjes kritike u vendos transferimi urgjent në Spitalin “Thriasio” në Athinë, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor, komplikacionet e shkaktuara nga humbja masive e gjakut rezultuan të pakthyeshme dhe 35-vjeçarja ndërroi jetë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik grek dhe në komunitetin ku jetonte familja. E ndjera la pas bashkëshortin, një djalë 8-vjeçar dhe foshnjën e porsalindur.

LEXO EDHE:  Masakra e Lushnjës/ Laert Haxhiut i ndodh e keqja e madhe ne burg, nuk pritej kurre

Pas vdekjes së saj, familjarët kërkojnë hetim të plotë për të sqaruar nëse komplikacioni u menaxhua sipas protokolleve mjekësore dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme gjatë trajtimit të saj në Spitalin e Livadias.

Published inLAJME