Skip to content

E bujshme! SPAK sekuestron telefonin e Lorenës së Kadastrës, sekuestrohen toka në Jug

SPAK ka sekuestruar telefonin e kreut të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, si edhe të disa punonjësve të tjerë të institucionit, ndërsa paralelisht ka vendosur nën sekuestro disa prona në zonën e Livadhit, në Himarë.

Lajmi është bërë publik nga faqja “Disidentët”, e fokusuar në lajme investigative, e cila shkruan se sekuestrimi i telefonave dhe vendimi për disa prona në bregdetin e jugut kanë ndodhur ditën e premte.

“SPAK sekuestron telefonin e Lorena Goxhibellit. Edhe të disa punonjësve të tjerë të Kadastrës. Ndërkohë, SPAK ka vendosur urdhër sekuestro për disa toka në Livadh, Himarë”, thuhet në postim.

LEXO EDHE:  Hëna e Re e fundit sjell lajme te forte: Do pasurohen, 4 shenjave do u marrin fund hallet

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK për detajet e operacionit, personat e përfshirë apo lidhjen e mundshme mes sekuestrimit të telefonave në Kadastër dhe pronave të vendosura nën sekuestro në Himarë.

Megjithatë, zhvillimi vjen në një moment kur Prokuroria e Posaçme është fokusuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit te pasuritë dhe pronat e dyshuara si të lidhura me krimin e organizuar, veçanërisht në bregdetin e jugut.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se grupe kriminale apo persona të lidhur me to kanë investuar në zona turistike, duke përdorur skema të ndryshme për ndryshimin e pronësisë reale dhe kalimin e pasurive përmes dokumenteve apo procedurave në Kadastër.

LEXO EDHE:  “Ku është Enea, ku është vëllai im?” , flet nëna e të miturit që mbeti i dje në Durrës: Autori të

Zona e Himarës dhe veçanërisht bregdeti i Livadhit janë konsideruar prej kohësh ndër zonat më të lakmuara për investime turistike, por njëkohësisht edhe ndër më problematiket për çështjet e pronësisë. /skyweb.al

Published inLAJME