Skip to content

Ambasada Amerika ben thirrjen e forte qe prek te gjithe shqiptaret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë një paralajmërim qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në SHBA me vizë turistike.

Në një njoftim zyrtar, përfaqësia diplomatike amerikane thekson se personat që përdorin vizën turistike për t ë lindur f ëmij ët n ë SHBA dhe q ë mbulojnë shpenzimet e lindjes përmes programeve publike amerikane, mund të përballen me refuzimin e rinovimit të vizës në të ardhmen.

Sipas ambasadës, disa shtetas shqiptarë udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara me vizë turistike dhe përfitojnë nga programi Medicaid për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes. Në njoftim thuhet se këto shpenzime mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

LEXO EDHE:  Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuar e drejtorit Shoshi…

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Autoritetet amerikane rikujtojnë se viza turistike duhet të përdoret vetëm për qëllimin e deklaruar gjatë aplikimit. Sipas tyre, përdorimi i saj për të përfituar nga programet publike ose në kundërshtim me kushtet e vizës mund të ndikojë në vendimet e ardhshme për lëshimin ose rinovimin e saj.

Published inLAJME