Skip to content

“Sulm i padëgjuar”/ Rama bën deklaratën e papritur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas sulmit të raportuar ndaj disa bizneseve shqiptare në platformat online, ku disa sipërmarrje janë përballur me ulje të vlerësimeve në Google.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e Google për të rikthyer vlerësimet e bizneseve të prekura.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar këtë aksion si një “sulm kriminal” dhe “terror digjital”, duke akuzuar se pas tij qëndron një organizim përmes mijëra llogarive të hapura posaçërisht për këtë qëllim.

LEXO EDHE:  E parandjeu? Shkroi për Gertin dhe Arturin! Paralajmërimi rrëqethës i gazetarit Namir Lapardhajës para vdekjes:

Related article Trump to make Iran decision ‘within the next two weeks’ given ‘chance’ of negotiations, Leavitt says
Sipas Ramës, janë hapur rreth 10 mijë llogari të dedikuara për të ulur artificialisht vlerësimet e bizneseve shqiptare dhe për të dëmtuar imazhin e tyre në platformat online.

“Përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve”, thekson ai.

Postimi i plotë nga Edi Rama:

LEXO EDHE:  E fríkshme! Kèrcenohet me jete gazetari shqíptar ja mèsazhi i rènde

Related article 3 Videos, Different Angles – Crowd of Black Men and Women Beats Daylights Out of White Woman, 2 White Men
“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

LEXO EDHE:  Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm. Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”, shkruan Rama.

Published inLAJME