Skip to content

Përplasje e dh unshme, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, administratori 27-vjeçar i një subjekti që jepte me qira biçikleta është goditur me mjete të forta gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e një çelësi biçiklete.

I riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Në hetim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në konflikt.

LEXO EDHE:  Skandaloze! Rama fillon “kapjen e protestës! Dalin emrat, kush jane 13 EMRAT që do ulen të diskutojne me Kryeministrin

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

READ MORE Po e kërkojnë për Kryeministër, Marin Mema jep njoftimin e madh për shqiptarët
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

LEXO EDHE:  Sot i dha lamtumirën e fundit birit të saj, flet e ëma e 12-vjeçarit që u vra në Durrës: Mu mbush shtëpia me gjakun e djalit, ishte bërë copë e çikë, nuk e njoha…

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Published inLAJME