Skip to content

Intervista që do rrëzojë Kryeministrin??? Çim Peka bën paralajmërimin e madh me Arben Ahmetajn!

Pasi prej 27 ditësh vendi është përfshirë nga protesta kombëtare kundër qeverisë, ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj duket se do të rikthehet në një intervistë televizive, pas një mungese të gjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari dhe moderatori Çim Peka përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka dhënë edhe një paralajmërim. Peka shkruan se, pas kursit të parë të gjermanishtes, publiku duhet të qëndrojë i vëmendshëm.

“Pas kursit të parë të gjermanishtes. Rrini të vëmendshëm!“, shkruan Peka në Facebook.

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit nga protesta e PD-së, e mbushur me njerëz brenda, i vihet flaka vilës së…

Kujtojmë se kjo pritet të jetë intervista e radhës e Ahmetajt për Syri TV, në emisionin e Çim Pekës. Në intervistat e mëparshme, ish-zëvendëskryeministri ka bërë akuza dhe denoncime të forta ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa shpesh ka përcjellë edhe mesazhe të koduara.

Kjo intervistë vjen në një moment kur vendi, prej gati një muaji, po përballet me protesta kundër projektit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, ndërsa protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Published inLAJME