Skip to content

E fundit! Nisi platformën “kundër Edi Ramës”! Arben Malaj bën reagimin e fortë ndaj Spiropalit: Kjo do ta

Ish-ministri Arben Malaj, i cili në vitin 2011 ishte i pari që publikoi një platformë për demokratizimin e Partisë Socialiste, ka komentuar nismën e deputetes socialiste Elisa Spiropali. Kjo e fundit bëri publik dokumentin e saj të titulluar “Marrëveshja e Re për Shqipërinë”, të cilin e depozitoi në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste si një kontribut për debatin e brendshëm mbi të ardhmen e partisë dhe zhvillimet politike në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Malaj u shpreh se lëvizjet dhe debatet brenda një partie i shërbejnë demokratizimit të vendit.

Po ashtu, ish-ministri pati edhe disa kritika për dokumentin e Spiropalit, duke thënë se ai ka nevojë për disa plotësime dhe ndryshime.

LEXO EDHE:  Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Malaj: Ka qenë një platformë që është debatuar me Ramën. Unë isha për modernizimin e Partisë Socialiste, duke kufizuar pushtetet në një dorë të vetme dhe me një sërë elementësh të tjerë. Rama ishte për ardhjen në pushtet dhe më pas për modernizimin e partisë. Më pas e pamë se çfarë ndodhi.

Unë e kam lexuar me kujdes dokumentin. Jam kundër atyre që thonë se, nëse ngrihesh brenda partisë, nuk i shërben vendit. Përkundrazi, të ngresh problemet e vendit brenda partisë tënde është një shërbim për vetë vendin.

LEXO EDHE:  “Erdhi dita të...”/ Artan Hoxha trondit me mesazhin e forte: Të shkojnë lart te...

Se cili është përfitimi, nëse merr një karrige apo fiton integritet në shërbim të vendit, kjo varet nga këndvështrimi.

Elisa Spiropali e bëri të qartë që në fillim se donte të sillte diçka të re në politikën shqiptare, duke u bërë një zë i fortë brenda PS-së. Më pas bëri një hap pas, së bashku me Braçen, duke thënë se do të luftojnë brenda partisë së tyre. Është zgjedhja e tyre, por kanë guximin të thonë gjëra që të tjerët nuk i thonë.

LEXO EDHE:  Performoi një natë më parë në Tiranë, reagon për herë të parë Kanye West

Dokumentin e saj doja ta shihja me dashamirësi, por po të isha në vendin e saj do të kisha shtuar edhe disa elementë. Së pari, duhet të pranonte se demokracia jonë është hibride dhe ky është shqetësimi më i madh. Së dyti, ajo mbron në dy ose tre pika marrëveshjen e vitit 2008, ndërkohë që edhe vetë autorët e saj sot thonë se ajo ishte pika e kthesës për demokracinë e partive. Së treti, nuk ka asnjë qëndrim për pushtetet absolute. Së katërti, mungon mbështetja për sindikatat dhe përfaqësimin e tyre.

Published inLAJME