Skip to content

Tragjedi në Shqipëri, pushuesi humb jetën pasi hyri në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një pushues ka humbur jetën pasi u fut në det për t’u larë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është një burrë i moshuar, i cili dyshohet se ka pësuar një problem shëndetësor sapo ka hyrë në ujë, duke mos arritur të dalë më në breg. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ai nuk mundi të shpëtohej.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

LEXO EDHE:  Ditë e zezë për PD! Në ditën e zgjedhjeve, ndahet nga jeta në moshë të re gruaja që luftoi kaq shumë për PD!

Ngjarja ka tronditur pushuesit e pranishëm në plazh, ndërsa autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht në rastet kur kanë probleme shëndetësore ose kushtet nuk janë të favorshme.

Published inLAJME