Skip to content

Sapo u njoftua lajmi trondites! U hodh nga pallati gjashtëkatësh, vd*s 17-vjecarja

Greqia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë në Ilioupoli. Dy vajza 17-vjeçare, të cilat më 12 maj u hodhën dorë për dore nga çatia e një pallati gjashtëkatësh, kanë humbur jetën. Njëra ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa e dyta, e shtruar në gjendje kritike në Spitalin KAT, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë sot, më 14 maj.

Sipas mediave greke, vajzat kishin konsumuar alkool para aktit fatal dhe kishin lënë pas shënime ku flisnin për depresionin dhe frikën se do të zhgënjenin prindërit në provimet kombëtare. Në një prej shënimeve shkruhej:

LEXO EDHE:  VIDEO me Ergys Agasin i shkatërron familjen Linda Karçanajt?! Ish-drejtuesja e AKSHI-t: Gysin e kam njohur si zyrtar të...

“Jam e dëshpëruar, kam frikë se do t’i zhgënjej prindërit e mi. Nuk dua të jetoj në këtë botë.”

Hetimet kanë zbuluar se të dyja kishin shenja depresioni dhe kishin planifikuar aktin. Një ditar i gjetur në shtëpinë e njërës prej tyre tregonte presionin e madh që ndjenin për provimet.

Fqinjët kanë dëshmuar se pak para ngjarjes, vajzat i kërkuan menaxherit çelësat e çatisë, dhe pak minuta më vonë ndodhi tragjedia.

Prindërit e njërës prej vajzave, Melinës, kanë kërkuar që në vend të kurorave të bëhen donacione për organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”, duke e kthyer dhimbjen e tyre në një thirrje për ndihmë ndaj fëmijëve në nevojë.

Published inLAJME