Skip to content

I FUNDIT – Avioni perplaset ne pallat (VIDEO)

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në qytetin Belo Horizonte të Brazilit, ku një aeroplan i vogël është përplasur me një ndërtesë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.

Sipas autoriteteve lokale dhe Departamentit të Zjarrfikësve, në bord ndodheshin pesë persona në momentin e incidentit. Fillimisht, avioni është përplasur me një ndërtesë trekatëshe dhe më pas ka rënë në parkingun e një kompleksi banimi.

Banorët e zonës kanë raportuar se aeroplani po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe se para përplasjes është dëgjuar një zhurmë e fortë. Disa dëshmitarë dyshojnë se piloti mund të ketë tentuar të shmangte një goditje tjetër në zonë, por ka humbur kontrollin e mjetit fluturues.

LEXO EDHE:  Skandali i eskortave në burgje! Ish-zyrtari i policisë nxjerr cmimet! Ja sa duhet te japesh nen dore te fusesh nje femer VIP ne takim dhe sa paguan per...

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Published inLAJME