Skip to content

Babai i Toneyt i prerë: Nuk pranojmë lidhje me Bian, nuk je asi kategorie! Vjen reagimi i forte i Bias

Mbrëmjen e sotme në “Prime”, një moment i shumëpritur dhe emocional ndodhi para syve të publikut: babai i Toney-t hyri në studio për ta takuar të birin, një vizitë që erdhi menjëherë pas afrimit të fundit që Toney pati me Bian brenda shtëpisë.

Mesazhi i fortë nga familja
Babai i Toney-t, duke folur në emër të gjithë familjes, përcolli një mesazh të qartë, emocional dhe të drejtpërdrejtë:

“Ke një vajzë, një djalë, vëllain, motrën, hallat, nipat e mbesat – të gjithë e presim të mirën tane.”

LEXO EDHE:  Alarm në ajër! Ngjarje e rende ne avionin e kompanise se madhe ajrore (DETAJET)

Toney, i prekur nga takimi, tha se vizita e babait për të ishte një ndjesi e papërshkrueshme:

“Kam një familje jashtë… më është ba qefi shumë që ka ardh babi, sikur me ma dhanë botën.”

Por mesazhi i familjes nuk u ndal me kaq. Babai e sqaroi qëndrimin e tyre për raportet e Toney-t me Bian:

“Rri vetvetja, luaje lojën tane. Familja nuk pranon lidhje apo afërsi me Bian. Nuk je djalë i asaj kategorie.”

Reagimi i menjëhershëm i Bias

Deklarata e familjes së Toney-t shkaktoi reagime të ashpra nga Bia, e cila u ndje e goditur nga mesazhi dhe e kundërshtoi hapur:

LEXO EDHE:  Do rriten temperaturat me 7-8 grade me shume! Ja cilat qytete do preken me shume

Ajo u shpreh se, nëse Toney do të ishte edukuar aq mirë sa pretendohet, nuk do të kishte ardhur fare në atë format.

Në vijim, Bia shtoi:

“Unë mund të ekspozoj trupin, por shpirtin e kam të mirë.”

Momenti krijoi debat të ndezur në studio dhe ka gjasa të ndikojë dukshëm në dinamikat e lojës dhe raportet mes banorëve në ditët në vijim.

Published inLAJME