Skip to content

Fùndi i sáj èrdhi! Del èmri që pò pèrflîtèt për të márrë “vèndin” e zv/kryèmînîstrès Bállùku – Lajmi i fundit

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj. Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.

Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.

LEXO EDHE:  Sherr i fuqishem tek Ministria e madhe, nuk e merrni me mend kush u perplas rende me...

Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Published inLAJME