Skip to content

E pyesin nese e ftoi per ditelindje, Vrenozi zbulon te verteten e papritur per Mirin: Ai është në grupin e banorëve…

Dy ditë më parë, Ilir Vrenozi festoi 55 vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë ai organizoi një festë, ku të ftuar kishte ish-banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Nga 38 banorët që ai ka bërë rrugëtimin e tij në BBV 5, vetëm 8 prej tyre ishin të pranishëm. Një ditë më parë, Vrenozi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka zbuluar detaje nga festa që bëri me rastin e ditëlindjes.

LEXO EDHE:  Cfarë ndodhi në Ferma VIP, Zhaku i drejtohet Mozës (VIDEO)

I pyetur nëse e kishte ftuar Armir Shahinin në ditëlindje, pas sherrin që kanë patur me njëri-tjetrin, Iliri u përgjigj:

“Miri është në grupin e banorëve në WhatsApp dhe Miri e ka parë mesazhin. Por më tha dy fjalë Erik Lloshi, që ka folur me Mirin dhe i kishte thënë që “unë e dua Ilirin”. Edhe unë nuk mbaj mëri. Edhe po të kishte ardhur dje, do ta vlerësoja. Dhe do bënte lajm, por këta nuk dinë të bëjnë lajm”.

Ndërsa pyetjes ‘e keni lënë pas debatin tuaj?’, ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” tha:

LEXO EDHE:  Irani nuk bën pas as pas kërcënimeve të Trump, tani sulmon edhe …

“Unë harroj. Se po nuk harrove, bën shumë armiq. Unë u revoltova atëherë sepse më ngacmoi tre ditë. Që kur doli më drejtoi gishtin… Pastaj më lëvizi teli dhe…”.

Published inLAJME