Skip to content

“Cudia me e madhe…” Vrasja e të miturve në Durrës, shokon Baton Haxhiu: Vajtuan Presidenti, Kryeministri, e të tjerë, por…

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për tragjedinë në Durrës, hu humbën jetë dy fëmijë dhe u plagos një i tretë.

Haxhiu renditi disa arsye pse këto ngjarje ndodhin në Shqipëri, si toleranca e autoriteteve, kultura dhe arroganca e personave me mjete luksoze, mungesa e ndërgjegjies së qytetarëve, që nuk respektojnë ligjin dhe në fund, vajtimi i zakonshë i liderëve i cili pasohet nga harresa.

“Ekziston një kulturë e komunikimit në rrugë, që ka një prapavijë socio-psikologjike të rrallë. Ka të bëjë me njeriun dhe me ligjin. Po mundohem me katër rrethana, ose arsye, se si i trajtojmë këto gjëra. E para, trotuari, loja në trotuar tregon se kemi mungesë të vendin për lojë, mungesë të infrastrukturës dhe lagjia ku ndërtohet ka këtë rrezikun se fëmijët e kanë trotuarin vendin e vetëm të lojës. Është mungesë edhe e vëmendjes së prindërve, natyrisht edhe shteti që nuk krijon kushte që fëmijët të kenë hapësirën e vetë.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rende ne Tirane me nje humbje jete, del emri

E dyta, toleranca e Kodit Rrugor, i cili në njëfarë mënyrë vetëdijshëm e shohim shkeljen e çdo ditëshme të ligjit dhe ntyrisht toleranca është e uniformave blu, por natyrshëm edhe e funksionimi të një kohe të gjatë të të fortit në veturat e shtrenjta, që kanë njëfarë arrogance në rrugë.

Kjo e dyta, ka qenë e përqëndruar një kohë të gjatë dhe ky përqëndrim shkakton aksidente me fatalitet.

Pika e tretë, ndërgjegjia e njeriut tonë, që realisht nuk ka respekt për fëmijën, ligjin, infrastrukturën. Të treja këto, kemi plotë raste që nuk e respektojnë gjëra elementare për të qenë funksionale në një shoqëri, një ritëm i jetës normale. Vijmë pastaj te pjesa publike, ku vendi tronditet, vajton, si zakonisht në publik. Kemi këto deklarata, Presidenti, Kryeministri, e me rradhë, që realisht brenda ndërgjegjës thonë diçka, por ndërgjegjia e munguar është se veprimet janë gati të pakta.

LEXO EDHE:  E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

Të gjitha përfundojnë me lajme, reagime, ngushëllime, pak debat që bëjmë në studio dhe pastaj kjo shndërrohet në harresë. Çfarë ti thuash pas këtyre? Ku është esenca e problemit që na përsëritet?”, deklaroi Haxhiu.

Published inLAJME