Skip to content

Erdhi dèklarata ZYRTARE! Ja kur fíllon BIGU i Shqiptareve, Nuk do ta besoni se kush e drejton kete vít

Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, televizioni kombëtar Top Channel ka konfirmuar sot në mënyrë zyrtare se edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të startojë më 20 dhjetor.

Lajmi është bërë publik përmes një promoje emocionuese të shpërndarë në rrjetet sociale, ku produksioni ka sjellë një kolazh me momentet më pikante nga sezonet e mëparshme të spektaklit.

Videoja përmbledh skena të mbushura me emocione të forta, duke nisur nga të qeshurat e paharrueshme, te lotët, debatet dhe historitë romantike që kanë mbajtur pezull publikun shqiptar ndër vite.

LEXO EDHE:  “Laerti ishte njeri i frikshëm”/ E mori rrëzë mali e i vendosi 1 mln euro gjobë biznesmenit, bashkëpunëtori i drejtësisë vijon rrëfimet

Spot-i shoqërohet me sloganin domethënës:
“E ardhmja është e shkruar”, një frazë që paralajmëron rikthimin e një tjetër sezoni të mbushur me surpriza, dinamika të forta dhe personazhe që pritet të bëhen protagonistë të sezonit.

Përveç konfirmimit të datës së nisjes, promoja i ka dhënë fund edhe çdo aludimi mbi drejtimin e spektaklit. Në sekuencat finale të videos shfaqet Ledion Liço i veshur me kostum zyrtar, duke konfirmuar kështu zyrtarisht rikthimin e tij si moderator i “Big Brother VIP Albania 5”.

Ajo qe shtangu te gjithe eshte fakti se kohete fundit ka pasur shume thashetheme per ndarjen e Ledionit me Sara Hoxhen, saqe ata as nuk u shfaqen bashke ne nje event publik, megjithate, duket se thashethemet kane marre fund me kete spot te dale nga Top Channel.

LEXO EDHE:  Vjen lajmi URGJENT nga moti! Behuni gati, Shqiperia do 'goditet' nga...

Me nisjen e numërimit mbrapsht drejt 20 dhjetorit, pritet që ditët në vijim të sjellin edhe zbulimin e emrave të parë të banorëve, ndërsa interesimi i publikut për sezonin e ri tashmë ka nisur të rritet ndjeshëm.

Published inLAJME