Skip to content

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar, ja kush pritet të marrë drejtimin e dikasterit të rëndësishëm.

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

LEXO EDHE:  U zhduk pas protestës në Bulevard, vjen lajmi trondites per fatin e te riut, dalin detajet e frikshme cfare ndodhi sot

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Published inLAJME