Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qene i pranishem në bulevardin kryesor te Tiranes teksa po zhvillohet protesta, kjo si nje ndodhi e ndodhur per here te pare ne vendin tone.
Top Channel, e cila mbron interesat e pushtetit, e cila e cilesoi lajmin sikur Gonzato po kalonte aty rastesisht, tha se u interesua pranë zyrës së Delegacionit të BE-së, e cila konfirmoi se ambasadori po kalonte rastësisht në të njëjtën kohë kur po zhvillohej protesta.
Por, Top Channel dhe delegacioni i BE harroi ne shpjegimin e vet se kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së diel.
Dhe sic dihet, ambasadat gjithmone njoftohen si nga policia, ashtu dhe nga burime te tjera per protestat ne vendin tone dhe gjithmone bejne edhe reagime para protestave per shtetasit e tyre qe te shmangin vendet ku do te zhvillohet protesta.
Me se shumti kete e ben Ambasada e SHBA ne vendin tone, por nuk mungojne dhe te tjerat, megjithese ajo e delegacionit te BE, ka nje tjeter marredhenie me shqitparet.
Por, ajo qe nuk eshte e besueshme eshte fakti sesi ambasadori Gonzato nuk e paska ditur qe ne oren 6 zhvillohet protesta dhe paska qelluar rastesisht ne mes te protestes duke kaluar me biciklete.
Gjithsesi, ky mbetet nje aludim, por qe edh justifikimi duket shume i dobet, se ai ka qene rastesisht aty, kur dihet mjaft mire qe BE ferkon duart, qe kjo situate qe eshte njekohesisht edhe kunder dhendrrit te Trump i pershtatet vendeve te BE.
