Një ngjarje e pazakontë dhe tejet e diskutueshme ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe jo vetëm, pasi gjatë transmetimit live të “Big Brother” spanjoll, një prej banoreve është përfshirë në një veprim të papërshtatshëm në sy të publikut, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufijtë e etikës në reality show-t moderne.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale, banorja ndodhej e ulur në divan pranë një tjetër konkurrenti, në një moment bisede të zakonshme, por kamera ka kapur lëvizje të çuditshme dhe sjellje të dyshimta, të cilat u interpretuan nga publiku si akte intime të kryera në transmetim të drejtpërdrejtë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik, ku shumë shikues, komentues dhe analistë të medias e kanë cilësuar si një tjetër tregues të degjenerimit të reality show-ve, të cilat sipas tyre po e shtyjnë gjithnjë e më shumë kufirin e moralit dhe të etikës vetëm për audiencë, klikime dhe bujë mediatike.
Rrjetet sociale janë mbushur me kritika të ashpra ndaj produksionit, i cili akuzohet se nuk ka ndërhyrë në kohë, duke lejuar që një situatë e tillë të transmetohet live, në një program që ndiqet edhe nga të mitur.
Derisa produksioni i “Big Brother” Spanjë ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi incidentin, ngjarja ka rihapur debatin e vjetër mbi rolin e këtyre formateve në shoqëri, ndikimin negativ në edukimin e brezit të ri dhe mungesën e filtrave etikë në televizionet e sotme.
