Skip to content

Biznesmeni trondit: 6 deputetë të PS janë gati ta rrëzojnë qeverinë Rama! Po ju vjen ora! Ky është fundi yt

Vijoi edhe në ditën e 36-të protesta madhështore qytetare kundër qeverisë Rama. Sakaq, një sipërmarrës mori fjalën në podiumin e improvizuar dhe paralajmëroi se 6 deputetë të PS-së janë gati ta çojnë qeverinë Rama në votëbesim.

Protestuesi: Na quan dështakë. Kam një pyetje. E nisi me shëndetësia falas, arsim cilësor. Rend dhe siguri. 300 mijë vende pune. Dhe nuk mbaronte liste nëse do i thonim se janë të pafundme dështimet e këtij njeriut. Kam një thirrje për deputetët e PS dhe të PD. ata pak që kanë një fije dinjitet.

Ju e dini se rënia e Ramës është dhe fikja e karrierës suaj. 6 deputetë të PS kanë shprehur dëshirën për të hequr dorë dhe për ta çuar qeverinë në votëbesim. Po vjen ora. Ju Edi Rama dhe Sali Berisha keni vjedhur ëndrrat e këtij vendi. Ky është fundi jot. Ju dua shumë, jeni fantastik. Jemi liria, po bëjmë histori, jemi këtu për vlera. Jemi këtu për republikë që i takon njerëzve dhe jo një parlament noter të një kryeministri të korruptuar.

LEXO EDHE:  Tragjedi Tre djemë të rinj mbytën në Deti

Pavarësisht sezonit veror dhe pritshmërive për një zbehje të mobilizimit, organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht se me nisjen e sezonit veror u mendua se protestat do të humbnin intensitetin ose do të ndërpriteshin përkohësisht, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë dhënë një mesazh të qartë: mobilizimi nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Lajm i keq ky për kreun e qeverisë.

Me thirrjen “Nuk ka ndalim të protestave”, qytetarët u mblodhën sërish këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, prej nga marshuan drejt Kryeministrisë për të vijuar protestën kundër qeverisë.

LEXO EDHE:  Qeveria jep lajmin e madh qe prek gjithe shqiptaret, falen borxhet per mijera qytetare qe...

Gjatë gjithë marshimit dhe pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protestuesit brohoritën vazhdimisht “Rama, jepe dorëheqjen!”, duke e bërë këtë thirrjen kryesore të tubimit. Në kor u dëgjuan edhe parulla si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëri e re!”, të shoqëruara me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.

Organizatorët ritheksuan se protesta nuk është një aksion i izoluar, por pjesë e një mobilizimi që, sipas tyre, do të vijojë edhe në javët në vijim. Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe diasporës që t’u bashkohen protestave të ardhshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

LEXO EDHE:  “E vërteta ime”, Belina Pupa rrëfen sakrificat me Vis Pupën: Nga 7 mijë dollarë në bankë te vendimet që na ndryshuan jetën

Marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, me praninë e forcave të Policisë së Shtetit përgjatë itinerarit dhe pranë godinës së Kryeministrisë.

Protesta e kësaj mbrëmjeje vjen vetëm pak ditë pas tubimit të 2 korrikut, i cili u shoqërua me përplasje mes një pjese të protestuesve dhe policisë. Gjatë ditës së sotme, një pjesë e të arrestuarve u liruan me vendim të Gjykatës së Tiranës, ndërsa organizatorët e konsideruan këtë zhvillim si një arsye më shumë për të vijuar mobilizimin dhe për të mos hequr dorë nga protestat.

Published inLAJME