Skip to content

Klodian Braho shef i ri i SPAK! Ambasada Amerikane ben reagimin e bujshëm edhe per Dumanin

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Ambasada e SHBA ka përgëzuar gjithashtu edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin, për shërbimin, integritetin dhe guximin që tregoi gjatë ushtrimit të detyrës.

Reagimi i plotë
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

LEXO EDHE:  Gjenden pas disa muajsh eshtrat e 2-vjeçarit! Tronditese cfare u zbulua, dyshohet se u vra nga...

Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

Published inLAJME