Skip to content

Debati vazhdon edhe pas BBVIP, intervista me Gretën ‘ndez’ Selin dhe Brikin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga moderatorja Brikena, lidhur me raportet mes ish-banorëve pas përfundimit të formatit.

Gjatë rubrikës “Kaq”, Brikena rikujtoi disa momente nga koha kur ndodheshin brenda shtëpisë, duke përmendur bisedat që, sipas saj, Greta, Shëndriti, Selin dhe Gimbo kishin bërë për të.

“Kam parë disa video që, kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua?”, e pyeti moderatorja.

LEXO EDHE:  Sërish sulme ndaj Iranit? Rusia ben paralajmerimin e frikshem per SHBA-në dhe Izraelin

Greta zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi, duke theksuar se tashmë secili është fokusuar te jeta dhe angazhimet e veta.

“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar”, u shpreh ajo.

Përgjigjja e Gretës është komentuar në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar si një përpjekje për të lënë pas debatet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA.

Published inLAJME