Skip to content

Ndodh për herë të parë për Brojën, trajneri surprizon sulmuesin e Kombëtares me vendimin e fundit(VIDEO)

Armando Broja e ka nisur ndeshjen per here te pare si titullar me Bërnlin. Vendim surprizë, erdhi në prag te ndeshjes se Premier Ligës me Njukasëllin.

Është hera e parë, që Broja do e nisë nga minuta e parë në kampionat me Bërnlin. Ndeshja në transfertë është e vlefshme për javën e 15-të.

Njukasëlli është dukshëm favorit për këtë takim. Bërnli ndodhet në zonën e ftohtë dhe rrezikon seriozisht rënien duke pasur pesë humbje radhazi. Në të gjitha këto sfida, Broja ka luajtur si zëvendësues.

LEXO EDHE:  Aksidenti që mori jetën e dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një tjetër në Durrës, dëshmitarët: E kemi paralajmëruar shoferin

Kjo ishte nje mundesi e mirë për 24-vjeçarin që të kthehet te goli, pasi mungon prej vitit të kaluar në Premier Ligë. Broja ndërkohë kujtojmë se ka luajtur titullar në ndeshje zyrtare me Bërnlin, pikërisht ato që i përkisnin Kupës EFL.

Megjithate, gjate kesaj ndeshje, Burnley humbi 2-1 perballe Njukasellit. Vendasit luajten me dhjete lojtare pas nje nderhyre ne hyrje te zones, nderkohe qe kaluan ne avantazh me penallti.

Me pas ben nje super gol nga goditja e kendit, ndersa Burnley ngushtoi shifrat me penallati. Ne minutat e fundit, Burnley pati nje rast te arte per te barazuar shifrat, por nuk u shfrytezua sic duhet nga sulmuesit.

Published inLAJME