Skip to content

Cfare po paralajmerohet ne Tirane!? Vjen njoftimi urgjent nga Policia e Shtetit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton të gjithë banorët e Tiranës dhe zonave përreth, se prej orës 07:00 të mëngjesit kanë hyrë në fuqi masat e kufizimit të qarkullimit në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Casa Italias, rruga dytësore, një pjesë e Astirit dhe me intervale, edhe Instituti.

Në kuadër të koncertitet të këngëtarit Kanye West, që do të zhvillohet sonte më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

LEXO EDHE:  E papritur nga aktivisti Arben Kola, jep mesazhin e FORTE per protestuesit

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

LEXO EDHE:  Tërmet i fortë në Berat, raportohet se...

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Do e paguajnë dhe të gjithë emigrantët! Për herë të parë, shteti shton ‘taksën’ e fortë që do rëndojë xhepat e shqiptarëve

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Published inLAJME