Skip to content

Cfare po ndodh? Partia Demokratike ‘shperthen’ ne feste! Dalin fotot qe po ‘trazojne rrjetin

Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka, në një postim në Facebook, ka komentuar protestën kombëtare që po mbahet kundër projektit të Zvërnecit, ku qytetarët i kanë bërë thirrje politikës që të rrijë larg tubimeve, teksa e quan si kundërpërgjigje ndaj mungesës së një opozite të mirëfilltë.

Teksa ka postuar një foto, ku shfaqen nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë të PD-së, duke kërcyer një këngë kushtuar kryedemokratit Sali Berisha, Açka shkruan se të gjithë luftuan për të qenë zëvendëskryetarë në parti, saqë Berisha bëri 6 të tillë.

Po ashtu ish-deputetja nuk ka nguruar që të hedhë akuza ndaj demokratëve se kanë bashkëpunuar me qeverinë, teksa i përmend një numër të madh ligjesh që kanë kaluar në Kuvend, përfshirë edhe atë të “Zonave të Mbrojtura”.

LEXO EDHE:  SHBA/ Zуrtаrі i nјоhur lаrgоhеt ngа dеtyrа раsi еmri i dоlі në dоsjеn е buјshmе

Ndërsa në fund ish-ligjvënësja demokrate shkruan se në PD nuk kanë më moral për t’i thënë vetes opozitë dhe opozitarë.

Postimi i plotë i Açkës:

Nēnkryetar i PD-së? Jo, faleminderit!

Aq shumë e kanë përmbysur primatin é Opozitës, dhe vetë konceptin Opozitë, këto protesta, saqë, po ata që nuk lanë ekran e faqe pa rënë në sy se é meritonin të ishin nënkryetarë të PD-së – madje u vendos për 6 copë, që të kishte vend edhe për qaramanët – nuk kanë më ambicje.

Nuk iu duhet! Sa më neutralë! Kohë të mjegullta, vërtet për çakej e dhelpra.

LEXO EDHE:  E TRISHTE, Banorja e Big Brother VIP tregon se shkoi te Kisha e Lacit per t’u lutur per babain e semure rende! Pak ore me vone…

Por kohë historike, ama, për politikanë me integritet!

Sa për:

Ata që bënë sikur folën:

– Ligji i Butrinti,

– Ligji i Zonave të Mbrojtura,

– Ligji i Trashëgimisë Kulturore,

– Ligji i Akademisë së Shkencave;

Ata që bënë sikur iu dhimbshme Atdheu:

– Paketa é Maleve (ditën é fundit të afatit);

Ata që propozuan:

– Votën me postë të Diasporës (që t’i vidhte Rama lehtë e t’i ndanin të dy palët);

Ata që penguan:

– Numërimin elektronik nē Tiranë në Zgjedhjet e 11 majit 2025 (që t’ju vidheshin votat partive të reja dhe brenda partive t’iu jepeshin të preferuarve);

Ata që votuan:
– Kodin Zgjedhor

LEXO EDHE:  Atentati në Sarandë ku u vra kreu i shoqates Cameria/ Dalin detajet e renda dhe emri i autorit, një i plagosur nuk...

-Amnistinë Penale (AntiSpAK)

-Reformen Territoriale (AllaRamë)

-Rezolutat (AllaBallë)

-Ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për t’ua prerë audiencë publike SPAK-ut e për t’ia nënshtruar komisionit AllaXhafaj;

Ata që fyen, kërcënuan, shantazhuan, ndëshkuan, përndoqën më të gjitha format, hapur é fshehur, me ndihmën bujare të liderëve PS-istë në Parlament, të kolegëve reformatorë që kërkuan vetëm një PD europiane:

A kanë më moral për t’i thënë vetes Opozitë dhe opozitarë?

Të tillët, po, jo vetëm ia ulën besueshmërinë Opozitës, por ua vështirosën edhe figurën e politikanit shqiptarëve. Protesta kombëtare është testi i këtij dëmi.

Foto: Grupi “Gazi-dhe-shokët-e-tij” duke performuar nën ritmet e këngës “Ta sollëm vulën Sali Berisha”

Published inLAJME