Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, pranë Kthesës së Kodrës.
Sipas burimeve për Newsbomb.al, mësohet se shtetasi italian Riccardo Rocco, 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Shpëtim Muka, 44 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
