Skip to content

Atentati në Sarandë ku u vra kreu i shoqates Cameria/ Dalin detajet e renda dhe emri i autorit, një i plagosur nuk…

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili mbrëmjen e sotme në Sarandë, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në zonën “Qafë Gjashtë”, brenda lokalit në pronësi të 66-vjeçarit.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mes disa personave ka nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë, Rexhep Ismaili mbeti i vrarë në vend. Policia dyshon gjithashtu se gjatë përplasjes është plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është paraqitur ende në spital dhe mbetet i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  E BUJSHME - Ne det shfaqet fenomeni i rralle, jepen detajet e fundit se cfare po ndodh

Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është shtetasi me inicialet L.T., i cili pas të shtënave është larguar nga vendngjarja së bashku me persona të tjerë të përfshirë në konflikt dhe me të plagosurin.

Lulëzim Tabaku rezulton sipas Policisë së Sarandës, se është personi që ka qëlluar për vdekje me armë zjarri biznesmenin Rexhep Ismaili. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në lokalin dhe karburantin në pronësi të viktimës 66 vjeçar.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm dhe ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë, sipas të cilave ka rezultuar se Lulëzim Tabaku, Rexhep Ismaili dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe pastaj me armë.

Published inLAJME