Skip to content

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy fëmijë, del detaji tronditës për Nikoll Radaçin!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që u mori jetën dy fëmijëve të mitur, 12-vjeçarit Eneo Muça dhe 10-vjeçarit Klersi Nikolli, në qytetin e Durrësit, ku i plagosur mbeti edhe 11-vjeçari Arvjon Meslani.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se autori, i cili sipas tij është i “përkëdhelur” nga PS, ishte problematik dhe i paprekshëm.

I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen, por imun dhe i paprekshëm”, thekson Berisha.

LEXO EDHE:  Protesta/ Zbulohen porositë shokuese të Ramës për…

Ndërsa më tej, kryedemokrati u ka shprehur familjeve të dy viktimave ngushëllimet e tij më të ndjera.

Postimi i Berishës:

Një tragjedi e vertetë!

Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera, familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij ndëshkimin më të rëndë.

LEXO EDHE:  “Data 25 është një ditë e vështirë”, astrologia paralajmëron këto shenja të Horoskopit për fundjavën dhe javën e ardhshme
Published inLAJME