Skip to content

Video +18/ Çifti incizohet duke bërë s*ks në plazhin e Durrësit!

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, pasi në pamje shfaqet një çift duke kryer veprime të papërshtatshme në një hapësirë publike në plazhin e Fllakës, në Durrës.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet në JOQ, ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme, në një kohë kur plazhi ishte i frekuentuar nga një numër i madh pushuesish, përfshirë edhe familje me fëmijë.

“Ishim me familje në plazh”, ka shkruar qytetari, duke shprehur shqetësimin për sjelljen e çiftit në prani të pushuesve të tjerë. Në pamjet e publikuara shihet çifti brenda në ujë, ndërsa sipas pretendimit të personit që ka filmuar videon, ata po kryenin veprime intime pavarësisht pranisë së personave të tjerë në afërsi.

LEXO EDHE:  Dyfishohen pagesat për kete kategori, e konfirmon shteti

Publikimi i pamjeve ka nxitur reagime në rrjetet sociale lidhur me respektimin e normave të sjelljes në hapësirat publike, veçanërisht në zona turistike dhe plazhe që frekuentohen nga familje dhe fëmijë.

Deri më tani nuk dihet nëse rasti është raportuar pranë autoriteteve apo nëse është ndërmarrë ndonjë veprim ndaj personave të përfshirë.

Published inLAJME